Pas kontratës së Solskjaer me Man Utd, vjen deklarata ‘bombastike’ e yllit të skuadrës

18:30 | 01 Prill 2019

Pasi Ole Gunnar Solskjaer morri drejtimin e skuadrës së Manchester Unitedit, Phil Jones bëri një deklaratë befasuese.

Rezultatet pozitive të skuadrës nën urdhrat e norvegjezit duket se kanë ngritur lartë motivin në kampin e kuq.

Pas ndeshjeve të fundit, Phil Jones beson se skuadra e United do të jetë konkurrente për titull sezonin e ardhshëm, me Solskjaer në timon.

“Mendoj se kishim një fillim të dobët të sezonit. Tashmë, sfida për trofetë e mëdhenj është në objektivin e lojtarëve, stafit, tifozëve dhe të gjithëve që janë të përfshirë në këtë skuadër” ka thënë Jones.

“Ne do të rikuperohemi gjatë verës dhe të kemi një fillim të mirë sezonin e ardhshëm. Besoj se secili mund ta shoh se çfarë ka bërë Solskjaer, dhe si ai dëshiron të luajmë” ka thënë tutje ai.

“Është shumë pozitive dhe ne po shohim përpara” ka thënë tutje ai duke lënë të kuptohet se beson që vitin tjetër do të jenë konkurrentët për titullin.

Ole Gunnar Solskjaer po planifikon edhe disa blerje të mëdha për afatin kalimtar veror. Qendra e mbrojtjes, ku luan Jones, është pika kryesore.

Komento: