Pas koronavirusit i cili ka marrë shumë jetë, Irani sot është goditur edhe nga një tërmet i fuqishëm.
Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë goditi qarkun Ruydar të provincës Hormozgan në Iran, transmeton Anadolu.
Sipas Qendrës Sizmologjike të Iranit (IRSC), tërmeti i cili ndodhi në ora 01:34 sipas kohës lokale dhe ishte në një thellësi prej 16 kilometrash.
Deri më tani nuk ka raportime për dëme apo viktima.
Irani është një nga shtetet me aktivitet më të lartë sizmik në botë, ku tërmetet ndodhin shpesh dhe janë shkatërruese.