Vuçiqi ka thirrur Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thirrur për nesër në mëngjes, në orën 8:30 mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, lidhur me “situatën e krijuar” pas miratimit në Kuvendin e Kosovës të Platformës për bisedime me Serbinë.
Televizioni Beogradas Përva TV, i cili publikoi lajmin, cek se “analistët serbë miratimin e platformës e komentojnë si shpallje joformale të luftës” nga ana e Prishtinës.
Vuçiqi para kësaj do të takohet me nënsekretarin për çështje politike të SHBA-ve, Dejvid Hejl, njoftoi televizioni.
Pas miratimit të platformës, me deklaratë doli i ashtuquajturi drejtor i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën” në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, i cili tha se me këtë vendim Prishtina “e ka vënë Serbinë në pozitën më të rëndë që nga viti 2011”.
Me atë që në Platformë thuhet se i vetmi rezultat i bisedimeve mund të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës, sipas Gjuriqit, “Prishtina i tregoi tërë botës se nuk dëshiron dialog”.