Pas kthimit nga Haga, Haradinaj bën këto veprime

08:46 | 26 July 2019

Mbrëmë është kthyer nga Haga, Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai ishte ftuar për intervistim në cilësinë e të dyshuarit nga prokurorët e Speciales.

E në ditën e parë të punës, Haradinaj ka bërë të ditur se do të ju kthehet menjëherë aktiviteteve.

Në ora 10, kryeministri në detyrë, do të bëjë homaxhe të varri i Adem Demaçit, në njëvjetorin e ndarjes nga jeta.

Një orë më vonë, Haradinaj, do të marrë pjesë në vënien e gurëthemelit për ndërtimin e shtatores së veprimtarit dhe simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi.

Ndërkaq, në orën 14:00 është paraparë që të mbahet mbledhja e Qeverisë e thirrur nga Haradinaj.

Përmes një shkrimi në Facebook, kryeministri në dorëheqje ka bërë të ditur se do të vazhdoj punën e tij edhe pas vendimit të tij, kjo sipas tij sepse nuk guxon që qeveria të mbetet në vakuum.

“Dëgjoj zëra se kryerja e detyrave qeverisëse pas dorëheqjes, është jo kushtetuese. Si Qeveri në dorëheqje, ashtu siç e kam cekur edhe në vendimin tim për dorëheqje, do t’i kryejë detyrat, se nuk guxoj të lë vakuum qeverisës, sepse Kosova nuk mund t’i bartë pasojat e vakuumit qeverisës. Me respekt për ta, palët që mendojnë ndryshe i ftoj t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Çfarëdo që të jetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta respektoj”, ka shkruar Haradinaj.

Komento: