
Vuçiq u shërben ushqim mysafirëve të tij.
Me të kthyer nga Mynihu, presidenti serb, Aleksander Vuçiq ka nisur festën.
Në fakt, Vuçiq u ka shërbyer ushqim sot mysafirëve të tij special në presidencë, shkruan lajmi.
Kremta në presidencën serbe, bëhet me rastin e “ditës së shtetësisë” që atje festohet çdo 15 shkurt.
Ndryshe, Vuçiq në Mynih është takuar edhe me krerët e Kosovës, kryeministrin Albin Kurti me të cilin ishte në një panel diskutimi, dhe presidentin Hashim Thaçi për nënshkrimin e marrëveshjes për hekurudhat.
