Pas Kurtit e Mustafës, edhe Veseli i shkon në takim Thaçit

11:19 | 01 Prill 2020

Presidenti i Kosovës, po vazhdon të pres në takim liderët partiak për të dal nga situata pas rrëzimit të Qeverisë së Albin Kurtit.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka arritur në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të takohet me presidentin e vendit Hashim Thaçi.

Derisa ende në takim po qëndron kryetari LDK-së, Isa Mustafa.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pas takimit, tha se me presidentin diskutuan për Coronavirusin, kurse çështje tjetra do t’i diskutojë me shkrim, veçanërisht për zgjedhjet ashtu siç e kërkon Kushtetuesja.

Komento: