Nora Istrefi shfaqet me një unazë plot shkëlqim në dorë.
Disa ditë më parë doli lajmi se Robert Berisha u pa në darkë me modelen italiane, Maria Bove, dhe pastaj ishte ajo e cila publikoi videot duke u puthur dhe përqafuar me të, shkruan lajmi.net.
Modelja publikoi videot e darkës dhe puthjeve e ledhatimeve mes tyre kurse Roberti i ripublikoi ato.
Ata shihen në një veturë teksa Maria shihet duke filmuar veten dhe Roberti puth atë.
Ndonëse nuk kishte ndonjë reagim nga ana e këngëtares për lidhjen e re të ish-bashkëshortit, ajo sot publikoi një ‘selfie’ në Instastory ku shihet me një unaz mjaft të vlefshme në gisht.
Nora shihet me grim të lehtë në flokë të lëshuara teksa dorën e mban afër fytyrës ku edhe merr vëmendjen unaza me shumë gurë të çmuar.
Kjo unazë mund të jetë thjesht rastësi por fansat e këngëtares nuk kanë vonuar duke filluar aludimet për ndonjë të re rreth jetës romantike të Norës.