Pas lajmeve se ka udhëtuar për në Hagë, flet Kadri Veseli

19:08 | 03 May 2019

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka mohuar të ketë udhëtuar sot në Hagë për të dëshmuar në Gjykatën Speciale.

Përmes një postim në Facebook, Veseli ka thënë se nuk është e vërtetë që ai ka ndonjë ftesë për intervistë, pasi që sipas tij po të kishte, do ta bënte publike.

“Nuk kam ftesë dhe nuk jam duke shkuar në Hagë, as për vizitë dhe as për Gjykatën Speciale. Nuk është e vërtetë që kam ftesë për ndonjë intervistë. Po të kisha do ta bëja njoftimin publik. Nuk është marre, as kiamet. Më vjen keq në qoftëse dikush është shqetësuar për këtë lajm, por më vjen keq edhe për ata që i janë gëzuar këtij lajmi. E kam thënë edhe më parë se askush nuk më frikëson. Vetëm kombi im mund të më gjunjëzojë apo përkrahë”, ka shkruar Veseli. /ORAinfo/

Komento: