Pas largimit nga City, Cancelo thyen heshtjen

12:10 | 31 Janar 2023

Cancelo thyen heshtjen pas largimit nga City.

Joao Cancelo ka publikuar një video lamtumire në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, duke konfirmuar largimin e tij nga Manchester City.

Portugezi, i cili po i bashkohet Bayern Munichut në formë huazimi për pjesën tjetër të sezonit pas një mosmarrëveshjeje me trajnerin e Cityt, Pep Guardiola për minutazhën e tij, i tha lamtumirë klubit me një video në rrjetin social.

“Një herë një Citzen, gjithmonë një Citzen. Faleminderit”, thuhet në postimin e bërë nga Cancelo në Instagram.

Cancelo do t’i bashkohet Bayernit për pjesën e mbetur të sezonit, me klubin e Bundesligës që ka opsionin për të blerë portugezin për një tarifë prej rreth 70 milionë euro kur marrëveshja e huazimit të përfundojë.

City nuk ka gjasa të blejë dikë për të zëvendësuar Cancelon, me Guardiolën që ka mjaftueshëm mbulesë për të dy pozicionet e mbrojtësit të krahut si Kyle Ëalker, Rico Leëis, John Stones, Nathan Ake, Laporte dhe Sergio Gomez.

Komento: