Pas largimit nga Juventusit, Allegri detyrohet të marrë këtë vendim

11:27 | 16 June 2019

Duket se nuk shkon gjithҫka mirë me Allegrin.

Ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka thënë se është detyruar ta marrë një vjet pushim nga futbolli për shkak se nuk i është bërë asnjë ofertë.

Allegri dhe Juve i ndan rrugët pas titullit të tetë radhazi në Serie A në sezonin 2018/19, i cili ishte i katërti nën udhëheqjen e trajnerit italian.

Për 51-vjeçarin, megjithatë, është përfolur se mund ta marrë drejtimin e Chelseat, gjigantit anglez që mund të mbetet pa trajneri nëse Maurizio Sarri i bashkohet Juventusit.

Por, ish-trajneri i Milanit do ta marrë një vjet pushim pas largimit nga klubi torinez.

“E kam pasur më të lehtë ta marrë këtë vendim sesa që kam pritur, për shkak se nuk kam marrë asnjë ofertë”, tha Allegri.

“Sot jemi këtu në këtë mot të mirë, prandaj ta shijojmë dhe kështu jemi gati për pushime”, shtoi ai.

Komento: