Pas largimit nga Roma, ylli i madh zbulon skuadrën e re

11:05 | 25 Qershor 2019

Pas largimit nga Roma, ylli i skuadrës ka zbuluar se ku do të luajë.

Daniele De Rossi do të luajë në Serie A edhe pas largimit nga Roma.

Daniele De Rossi ka vendosur të mbetet në Serie A.

Mesfushori i larguar nga Roma ka vendosur të vazhdojë karrierën në futbollin italian.

“Sky Sport” ka bërë të ditur se ish reprezentuesi italian ka zgjuar interesim nga Milan dhe Bologna.

“Rossonerët” pëlqejnë De Rossin për karakteristikat e tij dhe përvojën në Serie A.

Andaj, janë të interesuar për angazhimin e tij në San Siro.

Por, De Rossi kërkohet edhe Bologna që i ka bërë ofertë ambicioze për transferimin e tij.

Komento: