Pas largimit zyrtar nga Barça, Messi vjen me një mesazh prekës

18:18 | 08 Gusht 2021

Lionel Messi, përfundimisht nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës.

Sot, argjentinasi përmes një konference i ka dhënë lamtumirën ekipit blaugran ku kaloi 20 vite të jetës së tij si futbollit, përcjell ORAinfo.

Largimi dhe fjalimi i tij ka qenë tejet emocional, pasi numri 10 nuk ka mundur të ndal as lotët.

Pas këtij vendimi, Messi përmes rrejtit social ka sqaruar gjithçka mbi largimin e tij

“Do të kisha dashur të largohesha ndryshe, por besoj se kurrë një lamtumirë nuk mund të jetë gjë e mirë… Do të kisha dashur shumë të qëndroja këtu, bëra gjithçka dhe në fund nuk u arrit. Kam vetëm fjalë falënderimi për të gjithë ata që u bashkuan me mua në kaq shumë vite në klub. Dhe për tifozët tanë, që me dhuruan gjithë dashurinë e tyre dhe qe u mundova t ‘ ua ktheja, dhashë edhe gjithçka për këtë fanelle. Po largohem por nuk është lamtumirë, vetëm një mirupafshim. Forca për Barçën!!!”, ka shkruar ylli argjentinas./ORAinfo/

Komento: