Pas lëndimit, Messi jep lajmin e shumëpritur

21:29 | 21 Gusht 2019

Lionel Messi është gati të kthehet në fushën e blertë.

Leo Messi ka sjellë lajmin e madh nga stërvitja e fundit e sotme e Barcelonës.

Në prag të ballafaqimit të xhiros së dytë në La Ligë ndaj Real Betis, ylli argjentinas ka stërvitur me ekipin.

16 ditë pas lëndimit që e la jashtë fillimit të sezonit të ri në elitën e futbollit spanjoll, Messi është i gatshëm t’i ndihmojë Barcelonës, shkruan “Mundo Deportivo”, përcjell lajmi.net.

Messi ka stërvitur sot me skuadrën dhe synon të jetë i përfshirë në ballafaqimin ndaj Real Betisit ku Barcelona kërkon fitoren pas humbjes në xhiron e parë në udhëtim tek Athletic Bilbao.

Komento: