Pas lindjes i keqësohet gjendja, humb jetën lehona në QKUK – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pas lindjes i keqësohet gjendja, humb jetën lehona në QKUK

12:37 | 26 Dhjetor 2018

Një femër pasi ka sjell në jetë një fëmijë ka humbur jetën në QKUK.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmë në ora 19:29 ka ndërruar jetë një femër në QKUK, pasi kishte lindur fëmijën e saj.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se bashkëshortja e tij viktima femër K/Shqiptare, pas lindjes së fëmijës i është keqësuar gjendja shëndetësor dhe e njëjta më 25.12.2018 ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport të policisë.

Komento: