Pas lindjes së djalit, Gold Ag organizon një festë me miqtë e tij

19:45 | 04 Tetor 2022

Gold Ag organizon një festë me miqtë e tij pas lindjes së djalit.

Para disa javësh reperi i njohur shqiptar, Gold Ag është bërë baba për herë të dytë, ndërsa mbrëmë vet reperi ka organizuar një festë me miqtë e tij.

Në një postim ai ndau fotografi nga festa dhe falënderoi miqtë për pjesëmarrje, shkruan lajmi.

“Mbrëmë në akikën për lindjen e djalit tim Frontit erdhën vëllezër të zemrës nga Lugina e Preshevës, Kosova, Shqipëria, Maqedonia (ILIRIDA) dhe nga Ulqini.

Dua ti falënderoj nga zemra të gjithë që u bashkuan në gëzimin tim dhe asaj nate i dhanë bukurinë që nuk përshkruhet me fjalë”, shkroi ai ndër tjerash.

Komento: