Qëndresa është gruaja e moderatorit të njohur kosovar, Labinot Gashit i njohur për të gjithë si Labi.
Ata u martuan pak kohë më parë me një dasmë të madhe e cila bëri shumë bujë në media, shkruan ORAinfo.
Të dy janë shumë të dashur për publikun, si dhe janë shumë aktiv në rrjetet sociale, ku bëjnë postime nga më të ndryshmet.
Ata të dy janë bërë prindër të një vajze të quajtur Rroa.
E pas lindjes së saj, Qëndresa nuk ka publikuar asnjë foto të saj, por vetëm një foto për të paralajmëruar emisionin e Labit.
Duket se nusja e Labit, i është përkushtuar kujdesit ndaj vajzës./ORAinfo/