Pas lirimit të Vesel Veselit pati reagime nga më të ndryshmet.
Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, me rastin e lirimit nga prangosja e Vesel Veselit, të dyshuarit për keqpërdorim të një vajze 16-vjeçare nga Drenasi, ka thënë se një gjë e tillë është goditje e radhës për viktimat e rasteve të tilla.
Në një postim në Facebook, Haxhiu ka thënë se personat e tillë e kanë vendin prapa grilave dhe jo në shtëpi.
“Ndryshimi i masës nga prangosja në ndalim shtëpiak është goditje e radhës për viktimat dhe dekurajim për raportimin e këtyre rasteve! Personat e tillë e kanë vendin prapa grilave dhe jo në shtëpi!”, ka thënë Haxhiu.