Majlinda Zeka është ish e dashura dhe nëna e djalit të reperit të njohur shqiptar, Majkut.
Ata kanë qenë të lidhur për një kohë të shkurtër dhe si lidhja ashtu edhe ndarja e tyre bënë bujë të madhe në publik e në media, përcjell ORAinfo.
Tani djali I tyre, Roani, rritet vetëm me nënën dhe kohë pas kohe takon babain e tij.
Para pak ditësh Majk postoi një foto ku shihej se ia ka blerë djalit një veturë të madhe si dhuratë.
E sot, Majlinda ka vendosur ta gëzojë djalin e saj të vogël me një palë patika shumë të bukura./ORAinfo/