Pas Majlindës edhe Nora kalon në çerekfinale në Lojërat Evropiane

12:50 | 22 Qershor 2019

Pas Majlinda Kelmendit edhe Nora Gjakova e ka nisur me fitoren garën në Lojërat Evropiane.

Ajo ka arritur ta mposht xhudistën Gento Pirscilla, duke kaluar në çerekfinale në Lojërat Evropiane.

Xhudistja nga Kosova në luftën e parë ka mposhtur xhudistin Gneto Priscilla, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Paraqitja e Norës karshi rivales franceze ishte dukshëm më e mirë, por fitoren e arriti vetëm në ‘Golden Score’.

Në rrugën drejt gjysmëfinales, Nora Gjakova do të takohet me gjermanen Pauline Starke.

Komento: