Pas Maldinit, Milan ndan rrugët edhe me Massaran

23:57 | 07 June 2023

Pasi shkarkuan Paolo Maldinin, Milan kanë lajmëruar zyrtarisht edhe largimin e drejtorit sportiv, Frederic Massara në një deklaratë jashtëzakonisht të shpejt, me lajmet që e lidhin e atë me një kalim në Romë dhe Juventus.

“AC Milan lajmëron që Frederic Massara e ka përfunduar rolin e tij në klub. Klubi e falënderon Rickyn për kontributin e tij në rritjen e AC Milan gjatë kohës së udhëheqjes së tij me ne”.

Massara, i njohur më shumë me emrin Ricky, ishte dora e djathtë e Maldinit në hartimin e strategjisë së transferëve të Milanit dhe ata gjithmonë uleshin bashkë kur prezantonin ndonjë blerje të re apo nënshkrim të ri.

Për dallim nga shkarkimi që klubi ia bëri Maldinit, raportohet që Massara e ka negociuar shkëputjen e kontratës me mirëkuptim të dyfishtë, e cila gjë është arsyeja pse nuk është lajmëruar shkëputja deri sonte në mbrëmje.

Ai është në klub prej korrikut të vitit 2019 dhe kishte kontratë deri në qershor 2024.

Par kësaj përvoje, Massara ishte drejtor në Palermo, pastaj nga viti 2011 deri më 2019 ai pati role të ndryshme të Roma.

Ai është lidhur me një kthim të mundshëm tek Roma, edhe pse Juventusi po ashtu është i interesuar për ta marrë atë si drejtor të ri sportiv, pasi që Napoli duket se nuk dëshirojnë ta lirojnë Cristiano Giuntoli.

Komento: