Pas Man Utd edhe gjiganti spanjoll në garë për Andre Silvën

19:29 | 07 Mars 2021

Edhe gjiganti spanjoll në garë për Andre Silvën.

Sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Andre Silva, po shkëlqen këtë sezon në Bundesliga. Portugezi falë paraqitjeve të tij ka rënë nën radarin e klubeve të mëdhenj europianë, ku interesimin më të madh e ka shfaqur Manchester United.

Mirëpo sipas raportimit të “Todofichajes”, në garë për shërbimet e Silvës është futur edhe Atletico Madrid. Mesa duket të dy klubet do të konkurrojnë me njëra tjetrën gjatë merkatos së verës, por në fund vendimin do ta marrë lojtari.

Kujtojmë që 25-vjeçari është në kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2023 dhe vlera e kartonit të tij është diku te 37 milionë euro. Këtë sezon Andre numëron 22 ndeshje në kampionatin gjerman, ku ka shënuar plot 19 gola.

Komento: