Pas marrëveshjes për targat reagon Haradinaj: Të përmbyllet marrëveshja për njohje

23:09 | 23 November 2022

Haradinaj e mirëpret arritjen e marrëveshjes për targat, thotë se tani duhet të përmbyllet marrëveshja për njohje.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për targat në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai, përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar që tani duhet të përmbyllet edhe marrëveshja për njohje me lidership amerikan.

“Mirëpres arritjen e marrëveshjes për targa. Tani të përmbyllet marrëveshja për njohje, me lidership amerikan”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Komento: