Pas marrjes së vaksinës kundër COVID-19, hospitalizohet doktoresha

18:02 | 02 January 2021

Doktoresha nga Meksika hospitalizohet pas marrjes së vaksinës kundër COVID-19.

Autoritetet meksikane kanë thënë se po studiojnë rastin e një 32-vjeçareje, doktoreshë, e cila është hospitalizuar pas marrjes së vaksinës kundër COVID-19 të Pfizer/BioNTech.

Doktoresha është pranuar në kujdes intensiv në një spital public në Nuevo Leon pasi kishte përjetuar disa problem shëndetësore si, vështirësi në frymëmarrje dhe skuqje të lëkurës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë ajo ka përjetuar infeksion në tru dhe palcën kurrizore. Ka shtuar se kjo doktoreshë ka pasur histori të regimeve alergjike dhe se nuk ka pasur prova nga ato klinike se dikush ka zhvilluar këtë lloj infeksioni.

Nga Pfizer dhe BioNTech nuk ka pasur koment, raporton Reuters.

Më shumë se 126,500 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Meksiko. Vendi filloi me vaksinimin e punonjësve shëndetësorë më 24 dhjetor.

Komento: