Pas mbledhjet, LDK-ja bën të ditur se ka themeluar “Kabinetin Alternativ”

19:05 | 19 Prill 2021

Lidhja Demokratike e Kosovës themelon “Kabinetin Alternativ”.

Anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë mbajtur sot mbledhje në zyrën qendrore të kësaj partie.

Përmes një komunikate për media LDK-ja ka njoftuar për vendimet që u morën sot në mbledhjen e Kryesisë.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së LDK-së, me shumicë votash u morën disa vendime në lidhje me organizimin e brendshëm si në vijim:

1.Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në përputhje me Platformën për reforma dhe riorganizim, të paraqitur nga kryetari dhe të miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, mori vendim që të krijojë ekipet të cilat do ta bëjnë vlerësimin e gjendjes aktuale në Degët e LDK-së.

Këto ekipe do të propozojnë mënyrat që do të ndiqen në procesin e reformimit të thellë të Degëve.

Procesi i reformimit synon të riorgnizojë Degët dhe t’i hapë ato ndaj individëve me kredibilitet dhe të rinjve që besojnë në vlerat tona të përbashkëta.

Po ashtu, ekipet e Kryesisë do të ndihmojnë Degët në përgatitjet për zgjedhjet lokale.

2.U aprovua propozimi i kryetarit për strukturën e re organizative:

Riorganizohet Zyra për medie dhe Qendra për Informim e Kosovës – QIK;

Në kuadër të Fondacionit “Ibrahim Rugova” themelohet Shkolla Politike;

3.Kryesia e Lidhjes Demokratike, aprovoi formimin e gjashtë Departamenteve si në vijim:

Departamenti i Politikës së Jashtme;

Departamenti i Rendit, Ligjit dhe Sigurisë;

Departamenti i Ekonomisë dhe Biznesit;

Departamenti i Arsimit, Kulturës dhe Sportit;

Departamenti i Shëndetësisë;

Departamenti i Rinisë;

Departamenti i Avancimit Shoqëror.

Këto departamente do të përgatisin dhe hartojnë qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, si dhe alternativën opozitare ndaj pushtetit.

Komento: