Edhe Guardiola pas Messit në Amerikë?
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, mund të përfundojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sikurse Lionel Messi.
Kështu së paku thotë ish-ylli i USMNT-së, Taylor Twellman.
Spanjolli arriti ta fitojë tripletën për herë të dytë në karrierë dhe me një klub tjetër, me Manchester Cityn.
“A do të befasohej ndokush nëse NYCFC e hap stadiumin e ri dhe Pepi bëhet menaxher i tyre? Unë jo”, ka thënë Twellman.