Chelsea akuzohet për shfaqje racizmi në sfidën e fundit ndaj Vidit në Europa League.
Qeveria e futbollit europian UEFA ka nisur një hetim për incidentinm e shfaqur në takimin e luajtur në Hungari e cila përfundoi me rezultatin 2-2.
Pretendohet se tifozët e Chelseat kanë organizuar kore raciste, bashkë me disa tifozëve të Vidit.
Ky bëhet precedenti i dytë brenda pak ditësh pas ndeshjes së kampionatit anglez me Manchester Cityn, teksa njëri prej tifozëve të Chelseat ofendoi me thirrje raciste futbollistin e “Qytetarëve” Raheem Sterling.
Por këtë herë vendimi pritet të dëmtojë vetë klubin e njohur britanik.