Kuvendi i Kosovës sonte ka miratuar rezolutën e PSD-së për dialogun.
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar rezolutën për dialog me Serbinë të votuar sot në Kuvendin e Kosovës.
Në një postim në Facebook, ai rezolutën e propozuar nga PSD-ja ka thënë se është e bërë nga partia e shtatë apo tetë në Kuvend.
Sipas tij, asnjë proces në Kosovës nuk mund të zhvillohet pa LDK-së, të mos mashtrohet askush.
Më poshtë postimi i Hotit pa ndërhyrje:
Ta kemi te qarte se asnje votim ne Kuvend nuk mund te shmang Kushtetuten. Platforme per dialog eshte vetem Kushtetuta. Nderkaq, ekip negociator eshte vetem Qeveria legjitime.
Kosova nuk mund te perfaqesohet ne kete proces te rendesishem me kuazi ekipe dialoguese, nga partia e shtate apo e tete ne Kuvend dhe nga ata qe kane mandate te huaja.
LDK do ta mbroje interesin e Kosoves. Nuk ka proces ne Kosove qe mund te zhvillohet pa LDK-ne, partine me mbeshtetjen me te madhe ne vend. Te mos mashtrohet askush.