Pas miratimit të Ligjit për Pagat, reagon Partia Socialdemokrate – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pas miratimit të Ligjit për Pagat, reagon Partia Socialdemokrate

18:50 | 02 Shkurt 2019

Sot,Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Pagat.

E Partia Socialdemokrate ka reaguar pas këtij votimi.

Përmes një komunikate dërguar mediave, PSD-ja ka vlerësuar se është miratuar kushti tjetër për votimin e buxhetit, raporton lajmi.net.

Kjo është komunikata e plotë:

Miratohet kushti tjetër i PSD-së. Ulje pagave të qeveritarëve, rritje pagave të punëtorëve. Ligji për Paga në sektorin publik trason rrugë dhe hap mundësi për një shoqëri më të barabartë. Hendeku po zvogëlohet. Protestat e grevistëve dhe kushtet e Partisë Socialdemokrate në shërbim të luftës kundër pabarazisë.

Urime Kosovë!

Komento: