Kuvendi i Kosovës sonte ka miratuar rezolutën për dialog.
Shefja e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova ka mirëpritur votimin në Kuvend të Kosovës, të rezolutës për dialogun me Serbinë.
Ajo në një postim në Tëitter, Apostolova ka shkruar se tani Kosova duhet ë sigurohet që të ketë një qasje gjithëpërfshirëse në këtë proces.
“E përgëzoj Kuvendin e Kosovës për votimin e sotëm në marrjen e përgjegjësisë për një proces kaq të rëndësishëm si dialogu me Serbinë. Kosova duhet të sigurohet që të ketë një qasje gjithëpërfshirëse në këtë proces”, ka shkruar Apostolova.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar projekt-rezolutën e propozuar nga Partia Socialdemokrate, lidhur me fazën finale të dialogut me Serbinë.
Para pak çastesh është hedhur në votim, projekt-rezoluta e PSD-së ku e cila ka kaluar me 59 vota pro dhe 2 abstenime.
Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj do të jenë bashkëdrejtues të këtij delegacioni. Ndërsa si anëtarë do të jenë edhe Enver Hoxhaj, Avni Arifi, Behgjet Pacolli, Mahir Jagcilar, Dardan Gashi.