Pas miratimit të rezolutës për dialogun me Serbinë, reagon Thaçi

21:59 | 15 December 2018

Presidenti i vendit tonë Hashim Thaçi,shpreson se Kosova do të ketë sukses në dialogun me Serbinë.

Ai përmes një statusi në Facebook ka thënë se dialogu me Serbinë nuk do të jetë i lehtë, po thotë se së bashku do të ia dalin me sukses.

“Nuk do të jetë e lehtë, por së bashku si spektër politik, institucional, shoqëri civile dhe me besim tek miqtë ndërkombëtarë, do t’ia dalim me sukses”.
Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Si president i vendit, e përshëndes miratimin e Rezolutës dhe Ekipit Negociator nga Kuvendit i Kosovës, për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i udhëhequr nga Bashkimi Evropian, në krye me znj. Mogherini, i mbështetur nga SHBA dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë, do të përmbyllet me marrëveshje ligjërisht obliguese ndërkombëtare, njohje reciproke si dy vende sovrane dhe anëtarësim të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Nuk do të jetë e lehtë, por së bashku si spektër politik, institucional, shoqëri civile dhe me besim tek miqtë ndërkombëtarë, do t’ia dalim me sukses.

Bartësit e institucioneve me përgjegjësitë e tyre kushtetuese dhe ligjore, me legjitimitet qytetar, së bashku me ekipin negociator, do të koordinohen për udhëheqjen, mbarëvajtjen dhe përmbylljen me sukses të marrëveshjes finale gjithëpërfshirëse.HTH

Komento: