Pas moderimit, Efin do ta shohim edhe në këtë fushë

13:37 | 14 January 2025

Efi Dhedhes ka ndarë me ndjekësit një lajm emocionues që lidhet me karrierën e saj.

Efi, e cila tashmë ka kthyer pasionin e saj për tatuazhet në një biznes të suksesshëm, po eksploron një fushë të re – aktrimin.

Ajo ka treguar se filmi “Dashuri me këste” do të dalë në datën 20 shkurt.

“Mua m’u dhanë shumë mundësi, të cilat unë i shfrytëzova që të gjitha. Provova aktrimin, moderimin, provova të kem një biznes timin me tatuazhet, Instagramin patjetër, i provova të gjitha dhe kam kuptuar së pari se nuk mund t’i bësh të gjitha. Jam shumë e lodhur dhe së dyti le të themi që akoma nuk e di orientimin tim se ku dua të shkoj. Filmi komedi del më 20 shkurt, duhet të pres rezultatin që të kuptoj a bëj për atë gjë. Gjithsesi aktrimi nuk besoj se të paktën në Shqipëri është një profesion që nuk mund të fokusohesh vetëm aty”, tha Efi.

Komento: