Pas moscertifikimit të kandidatëve për deputet nga KQZ-ja, vjen reagimi i parë nga VV-ja

22:14 | 22 Janar 2021

Vjen reagimi i parë nga LVV-ja pas moscertifikimit të kandidatëve për deputet nga KQZ-ja.

Pas vendimit të KQZ-së, ku nuk u certifikua lista e landidatëve të LVV-së për deputet, ka ardhur reagimi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Anëtari i lartë i VV-së nga Shqipëria, Arbër Zaimi, ka shkruar në Facebook se e vetmja mënyrë që kri’mi të vazhdojë, është që të ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje e atyre që nuk bëjnë kompromis me kri’min.

Reagimi i plotë:

E vetmja mënyrë që krimi të vazhdojë, është që të ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje e atyre që nuk bëjnë kompromis me kri’min.

Por, populli ka marrë vendim, ndryshimi nuk ndalet.

Krejt dhe drejt!

Komento: