Pas mosmarrëveshjes në komunikacion, i dyshuari gjuan me armë zjarri në drejtim të tokës

10:08 | 22 March 2025
pas-mosmarreveshjes-ne-komunikacion,-i-dyshuari-gjuan-me-arme-zjarri-ne-drejtim-te-tokes

Një person ka informuar policinë se pati një mosmarrëveshje në komunikacion me një të dyshuar të panjohur, në lagjen Veternik të Prishtinës, të premten.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se i dyshuari e kishte ofenduar dhe më pas kishte shtënë në drejtim të tokës me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, rasti vazhdon të hetohet.

Komento:
loading