
Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë ndarë përfundimisht.
Atat tashmë jetojnë të ndarë.
Është Roberti ai që e ka konfirmuar ditë me parë se ai dhe Nora janë ndarë.
Përmes një postimi në Instagram, Roberti e ka konfirmuar ndarjen, ndërsa ka thënë se vazhdon të ketë miqësi të mirë me Norën, përcjell ORAinfo.
“Unë edhe Nora nuk jemi mo bashk,por tan jetën do jemi babi dhe mami i Renees loqkës tonë.. dhe shokë të mire deri ne vdekje..nese nuk ka mo dashni mes nje qiftit,nuk dmth me bo armik e mja kthy shpinën”, ka thënë ndër të tjera Roberti në njoftimin e tij për ndarje nga Nora Istrefi.

Pak ditë pasi u dha lajmi për ndarjen e çiftit Nora është lajmëruar sot përmes një postimi në Intagram.
Ajo ka postuar një foto përmes secilës ka njoftuar kthimin në Kosovë.
Nora ka postar foto nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.
Kujtojmë se ky është postimi i parë i Norës që nga publikimi i lajmit për ndarjen e çiftit. /ORAinfo/
