Pas ndërprerjes së grevës, flet Këshilltari i Ministrit të Arsimit

19:21 | 01 February 2019

Greva në arsim, zgjati për tri javë të tëra.

E pas kaq kohe, Qeveria e Kosovës sot arriti marrëveshje me përfaqësuesit e SBASHK-ut, shkruan ORAinfo.

Pas kësaj marrëveshje pati komente e reagime nga më të ndryshmet.

Një reagim erdhi edhe nga Ministria e Arsimit, konkretisht nga Këshilltari i Ministrit të Arsimit, Valmir Gashi.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka bërë një urim për normalizimin e procesit mësimor.

“Sigurisht se nuk është arritur asgjë më shumë nga ajo që ne propozuam që në fillim, para se të fillohej të dëmtohej me greva sistemi ynë arsimor”- shtoi ndër të tjera Gashi.

Ndryshe, pas arritjes së marrëveshjes, është dakorduar që mësimi të fillojë nga dita e hënë./ORAinfo/

Komento: