Pas ndeshjes, Challandes tregon se ku gaboi Kosova

23:06 | 07 Qershor 2019

Përfaqësuesja e Kosovës nuk arriti të i rrëmbejë tri pikë të plota kundër Malit të Zi sonte.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes pas ndeshjes ka deklaruar se nuk është i kënaqur me këtë barazim.“Ishte e mundshme për të mbyllur ndeshjen më mirë, kishim raste por nëse nuk shënojmë gol jemi në rrezik.

Unë nuk jam i kënaqur, por kemi luajtur një ndeshje të mirë si mysafirë, por nuk ishte ndeshja ma e mira. Ne duhet të jemi më të qetë në fazën e sulmit dhe të tregohemi më të kujdeshëm”, deklaroi Challandes për SuperSport Kosova, transmeton Insporti.com.

Në ndeshjen e parë Përfaqësuesja jonë ka barazuar 1:1 me Bullgarinë, me të cilët takohet të hënën në Sofje.Renditjen në grup e kryeson Anglia me 6 pikë, e dyta është Çekia me 3, ndërsa Kosova , Bullgaria e Mali i Zi i kanë nga 2 pikë.Kjo ishte ndeshja e 13-të radhazi e Kosovës pa pësuar humbje.

Komento: