Pas ndeshjes, flet portieri i Bullgarisë, e pranon se ishte e vështirë

23:32 | 25 Mars 2019

Ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë ka përfunduar me rezultat 1 me 1.

Portieri i kombëtares së Bullgarisë, Nikolay Mihaylov e ka pranuar se kombëtarja bullgare vuajti në ‘Fadil Vokrri’.

Kombëtarja bullgare avancoi e para me anë të golit të Vasil Bozhikov, por në pjesën e dytë vuajtën jashtëzakonisht shumë. Sipas portierit, arsyeja ishte lodhja.

“Kaluam kohë të vështira, por nuk prisnim diçka tjetër. Kosova është e re dhe ka skuadër të talentuar, që na shkaktoi shumë probleme, por në pjesën e parë luajtëm më mirë. Pjesa e dytë na gjeti të lodhur dhe u dhamë atyre shumë mundësi” ka thënë Mihaylov.

Mihaylov pati tri pritje fenomenale të gjuajtjeve të Rashicës, që i siguroi kombëtares së tij një pikë nga udhëtimi në Prishtinë.

Komento: