Mbrëmë është zhvilluar ndeshja mes Kosovës dhe Danimarkës.
Edhe Lorik Cana i është gëzuar suksesit të Kosovës.
‘Dardanët’ kanë treguar ‘dhëmbët’ në ‘Fadil Vokrri’ duke e ndalur në barazim 2:2 Danimarkën, me këta të fundit që golin që i shpëtoi nga humbja e shënuan në minutën e 91’.
Lorik Cana, ish kapiten i Kombëtares Shqiptare, ka duartrokitur djemtë e Kosovës për paraqitjen ndaj Danimarkës.
Cana, këtë e ka bërë përmes një fotografie të postuar në llogarinë e tij në Instagram.
Kosova të hënën ka një tjetër test të rëndësishëm kundër Bullgarisë, po ashtu në Fadil Vokrri.