Pas ndeshjes, Lautaro Martinez jep një lajm të rëndësishëm për rinovimin

18:16 | 14 Mars 2021

Martinez flet për rinovimin.

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez ka pranuar se janë duke vazhduar negociatat për rinovimin e kontratës.

Argjentinasi sot (e diele) ishte vendimtar në fitoren ndaj Torinos, duke realizuar golin që për Interin vlente tri pikë, përcjellë lajmi.net.

Pas ndeshjes, Lautaro është pyetur për rinovimin e mundshëm dhe pranoi se negociatat vazhdojnë.

“Interi është në telashe, por jemi duke punuar për kontratën e re. Do gjejmë marrëveshje, unë jam i qetë”, tha ai.

Këtë edicion, Lautaro në Seria A ka realizuar 14 gola.

Komento: