Pas ndeshjes me Barcelonën, këto janë fjalët e Ramosit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pas ndeshjes me Barcelonën, këto janë fjalët e Ramosit

00:00 | 07 Shkurt 2019

Sergio Ramos ka folur pas ndeshjes së tyre kundër Barcelonës.

Ai e ka lavdëruar paraqitjen e Real Madridit në ‘Camp Nou’, në barazimin 1:1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Lucas Vasquez dhe Malcom ishin golashënuesit e vetëm të kësaj sfide, e cila nisi me Lionel Messin në bankinë.

Me rezultatin dhe paraqitjen e Real Madridit është ndarë i kënaqur kapiteni Ramos, që cek se ndeshja e kthimit në Bernabeu do të jetë vendimtare për të përcaktuar skuadrën që do të kalojë në finale.

“Një paraqitje e madhe nga ekipi. Bernabeu do të vendimtar, ju do të jeni vendimtar”, ka shkruar Ramos, përcjell ‘lajmi.net’.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit në ‘Santiago Bernabeu’ luhet më 26 shkurt.

Komento: