Pas ndeshjes me Bullgarinë, flet Vedat Muriqi

22:58 | 25 Mars 2019

Ndeshja Kosovë – Bullgari përfundoi me shifrat 1:1.

Pas këtij dueli, disa komente ka dhënë edhe gjiganti i sulmit kosovar, Vedat Muriqi.

“Bullgaria ishte skuadra që vetëm mbrohej. Ata prisnin gabimet tona. Ne pranuam gol nga korneri, megjithatë kemi zotëruar lojën dhe kemi krijuar shumë raste” ka thënë sulmuesi.

“Me eksperiencën e fituar, ne do të vazhdojmë përpara për ndeshjen kundër Malit të Zi që të rikuperojmë pikët e humbura” ka thënë tutje ai.

Muriqi komentoi edhe nervozën e skuadrës në pjesën e parë.

“Mendoj se eksperienca është në pyetje. Ata filluan të nxisin situatën dhe mungesa e përvojës sonë i ndihmoi atyre. Nuk është shumë problem i madh, pasi luajmë futboll” ka shtuar ndër të tjerash anëtari i Rizespor.

Muriqi pati një rast të artë në këtë ndeshje, por golin ia mohoi shtylla.

Komento: