Ka përfunduar ndeshja mes Real Madrid dhe Real Betis.
Real Madrid ka shënuar fitore shumë të mundimshme në udhëtim ndaj Real Betis.
“Mbretërit” e fituan këtë takim me rezultatin 1:2, me një gol të vonshëm në minutën e 85’.
Golat për “Los Blancos” u realizuan nga mesfushorët Luka Modric dhe Dani Ceballos, duke vënë në pah edhe njëherë problemet që Solari ka me sulmuesit.
Për vendasit golin e vetëm e realizoi Sergio Canales, i cili konkretizoi asistimin e jashtëzakonshëm të Lo Celsos.
Më poshtë mund t’i shihni notat e lojtarëve për këtë ndeshje, sipas “ËhoScored”.