Kosova sonte bëri një lojë mjaftë të mirë në përballjen me Danimarkën.
Mesfushori kosovar i ka falënderuar të gjithë për përkrahjen.
Edon Zhegrova nuk e kishte natën e tij sonte.
Mesfushori kosovar pati paraqitje të zbehtë në pjesën e dytë në miqësoren ndaj Danimarkës, e cila përfundoi 2:2.
Madje, ai gaboi në momentin kur për danezët u akordua penallti, të cilën në gol e shndërroi Christian Eriksen.
Anësori i krahut të djathtë e ka bërë një postim në Instagram pas ndeshjes, përmes së cilit i kishte dy fjalë për tifozët, të cilët megjithatë kanë mbetur të dëshpëruar me paraqitjen e tij.
“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen e jashtëzakonshme. Ne do të vazhdojmë”, ka shkruar futbollisti i ri i Baselit.