
Hoxha Elvis Naçi ka shumë simpati nga besimtarët myslimanë dhe ka pas vetes shumë prej tyre që çdo herë janë prezent në ligjeratat e tij.
Elvisi nuk nguron që të jetë pranë publikut bashkë me të gjithë familjen e tij, të cilën e prezanton si gjënë më të vlefshme që mund të posedojë njeriu, shkruan ORAinfo.
Hoxha ka dhënë kontribut të madh edhe në rastin e tërmetit në Shqipëri.
Ai për të ndarë momentet e ndryshme përdor edhe rrjetet sociale ku ndiqet nga mijëra persona.
Sonte ai ka publikuar një foto në të cilën shihet bashkë me gruan e tij.
“Feste dhe dhimbje.Te gjithe bashke tek emisioni Shqiptaret per Shqiptaret”- ka shkruar ai./ORAinfo/

