Pas nënës, ndërron jetë edhe vajza nga aksidenti që ndodhi në Penuhë të Podujevës

10:31 | 15 January 2019

Pas nënës edhe vajza ka ndërruar jetë nga aksidenti që ndodhi në Penuhë të Podujevës

Ka ndërruar jetë edhe një vajzë nga aksidenti tragjik që ndodhi në fshatin Penuhë të Podujevës, më 31 dhjetor të vitit 2018.

Në këtë aksident kishte mbetur e vdekur edhe një grua 32-vjeçare.

Ndërsa, e vogla që vdiq sot kishte qenë në tretman mjekësor në repartin e kujdesit intensiv në QKUK.

Trupi i të ndjerës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Komento: