Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur në lidhje me rastin e djeshëm në Istog, ku humbi jetën pjestari i Policisë së Kosovës, Izet Demaj.
Ai deklaroi se kjo është një moment zgjimi që i thotë shtetit që të veprojë, e këtë do ta bëjë duke shtuar edhe pajisjet e Policisë së Kosovës.
Haradinaj ka deklaruar se edhe Policia kanë pajisje të gjata megjithëse nuk përdoren në patrullime të zakonshme, pasi në rrethana normale mjafton pistoleta.
Këto rastet e fundit sipas Haradinajt do ta ndryshojnë protokollin e patrullimit, duke nënkuptuar se Policia në të ardhmen do të kenë edhe pajisje të gjata, edhe pse ndoshta këto nuk do të ekspozohen gjatë patrullimit.