Pas ngjarjes tragjike në Shqipëri, Dua Lipa vjen me mesazh prekës

12:46 | 26 Nëntor 2019

Shqipëria po pëballet me një tragjedi natyrore.

Pas tërmetit që ka ndodhur në Shqipëri dhe Kosovë, shumë artistë shqiptarë kanë shprehur keqardhje dhe kanë ndjerë dhimbje bashkë me familjarët e viktimave.

Në mesin e tyre janë edhe shumë artistë shqiptarë nga Kosova dhe diaspora. Artistët si Ledri Vula, Mozzik, Beatrix Ramosaj, Capital T dhe shumë të tjerë kanë shkruar për tërmetin e fuqishëm që ka kapur Shqipërnë.

Edhe reperi me famë botërore, Gashi ka shprehur keqardhje për këtë lajm duke shkruar se është i shokuar nga ajo se çfarë ka ndodhur.

Përveç Gashi, është edhe Dua Lipa ajo që ka shkruar për tërmetin që ka ndodhur në Shqipëri.

“E shkatërruar nga lajmet e tmerrshme. Zemra dhe lutjet e mia janë më njerëzit në Shqipëri. Ju dua të gjithëve gjatë kësaj kohe të vështirë”, ka shkruar këngëtarja me famë botërore.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, Shqipërinë e goditi tërmeti me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit me epiqendër në Tiranë.

Ky tërmet dridhi edhe Kosovën, me lëkundje që u dëgjuan edhe në vendet tjera si Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Bullgaria dhe Italia. Raportohen se deri tani kanë mbetur të vdekur 11 persona në Shqipëri nga ky tërmet.

Komento: