Një ngjarje e papritur ka nodhur në Tiranë.
Një djal i ri rreth 20 vjeç mbeti i plagosur me armë zjarri pas një konflikti të ndodhur këtë pasdite në Tiranë.
Policia njofton përmes një informacioni paraprak, se rreth orës 17:40, në zonën e Yzberishtit, pas një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë nje i ri rreth 20 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.
Policia njofton se ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.