Pas një muaji Linda publikon foton e parë të vajzës

18:14 | 21 Prill 2019

Linda Halimi, ka publikuar foton e parë të vajzës së saj.

Për herë të parë që pas lindjes, Linda Halimi na ka prezantuar me vogëlushen e saj Kaimana.

Në një postim mjaft të ëmbël në Instagram, këngëtarja ka zbuluar fytyrën e vajzës, e cila i ngjan pa masë.

Vogëlushja ka dalë me sy mbyllur duke u mbështetur në duart e saj te vogla si të ishte një engjëll i zbritur në tokë.

Mami Linda i ka hapur dhe një profil zyrtar vajzës dhe fton të gjithë ata që janë të interesur për foto të tjera, ta vizitojnë.

“Thyeje internetin dashuria ime”, shkruan këngëtarja.

Para një muaji, Linda, e cila jeton prej vitesh në Amerikë, u bë nënë për herë të parë e një vajze me bashkëshortin Big D.

Komento: