Ka ndërruar jetë veteran i UÇK-së Nasuf Aliu
Ai vuante për një kohë të gjatë nga sëmundja e leukemisë akute.
Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e të ndjerit, duke shtuar se 42 vjeçari ka ndërruar jetë në një spital të Turqisë.
Kujtojmë se Mjekqit iu nevojiteshin 150 mijë euro për ta trajtuar sëmundjen e tij në Turqi.
Për t’u informuar më shumë rreth këtij rasti, ndiqni kronikën e përgatitur.